Pas një debati të ashpër mes Ridvan Berishës dhe mysafirëve tjerë në studion e emisionit “Libero”, ka bërë që moderatori i emisionit Resul Sinani ta largojë nga studio të ftuarin Ridvan Berishën.
“Ma kalove kufirin”, i thotë Sinani teksa kërkon nga regjia të shkojnë me publicitet për të ftuar një mysafir tjetër në emision.
“Libero është vend që e njohin të gjithë. Këtu flitet me qetësi dhe dëgjohet fjala. Kësaj radhe ma kalove kufirin”, u shpreh Sinani teksa kërkoi të ndërrohet mysafiri.
Pas shumë përpjekjeve të moderatorit për ta qetësuar Berishen dhe për ta stabilizuar situatën ky i fundit nuk përfilli kërkesat e tij duke ngritur zërin gjatë debatit.
Ridan Berisha u acarua me mysafirin tjetër, Virusin me të cilin po debatonte rreth largimit të tij nga puna në RTK.
Për më shumë kjo është video: