




Arta Nitaj është një rrjedhë sensualiteti në skenë, është mendimi i përgjithshëm i jurisë së “Dance Albania” në Tv Klan. Siç vlerëson Klaudia Pepa, ka ende për të mësuar për të qenë më e zhdërvjellët dhe të transportojë lëvizjet me muzikën. Vlerësimit të balerinës, Ilir Shaqiri nuk i heq asnjë presje, ndërsa shton se ka edhe diçka tjetër mbi të cilën modelja dhe aktorja duhet të përpiqet më shumë.





Ilir Shaqiri: Problemi yt më i madh për mendimim tim është hapja e këmbëve sepse je e mbyllur, kupton? Elasticiteti ka të bëjë shumë sepse duhet të punosh shumë sparkatën. Pjesën e sipërme të trupit ti e punon shumë bukur, rumba, por pjesa poshtë përveçse je e mbyllur ke shumë pak elasticitet. Puno me sparkatën, me gjithë partnerin. Nuk e di a është dakord partneri në këtë rast.
Erind: Po punojmë çdo ditë e çdo javë me hapjen e të gjitha këto.