I ati i Armina Mevlanit, gazetari i njohur Arben Mevlani, ka emocionuar në fjalimin e dasmës së vajzës së tij me djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Teksa i uroi çiftit shumë urime dhe jetë të lumtur, ai ka thënë: Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija.
Ndërkohë SaliBerisha në hapje të dasmës me një gotë verë në duar ka falenderuar të gjithë të afërmit dhe miqtë që i janë bashkuar në gëzimin e tyre.
“Të dashur familjarë, të dashur miq. E dashur Arben dhe Mimoza. Të dashur dhe Armina dhe Shkëlzen. Dasmat fjalime nuk duan, ndaj dhe unë shkurt dua të them dy fjalë.
Dua nga zemra të uroj Arminën dhe Shkëlzenin të cilët kurorëzuan dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeccare sonte në këtë ceremoni, këtë dasëm me miqt të afërmit e tyre”, dëgjohet të thotë ish-kryeministri.
Kujtojmë se Shkëlzeni dhe Armina bashkëjetojnë prej 10 vitesh dhe sot vendosën ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.