Rojet britanike, të njohura ndryshe si rojet mbretërore, veshin një nga uniformat më ikonike në të gjithë botën, e njohur për ngjyrën e saj të kuqe të ndezur, si dhe kapelet e tyre të zeza të larta.
Prania e tyre në Pallatin Buckingham ka tërhequr shumë turistë që kërkojnë të bëjnë foto me ta. Por rëndësia e këtyre rojeve shkon përtej një fotografie, pasi ata kanë qenë pjesë e historisë britanike për më shumë se 360 vjet.
Kapelet që rojet mbajnë në kokë janë të gjata rreth 46 cm dhe peshojnë 680 gram. Këto kapele janë bërë nga gëzofi i ariut të zi dhe mund të zgjasin deri në 80 vjet.
Por te kapelet e rojeve mbretërore rripi poshtë buzëve ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.
Në media thuhet se arsyeja e mbajtjes së këtij rripi ka të bëjë me kohën kur ushtarët luftonin. Nëse një ushtar qëllohej, duke pasur një rrip poshtë mjekrës mund t’i thyhej qafa nëse rrëzohej mbrapsht në tokë për shkak të peshës së kapeles. Prandaj, mbajtja e një rripi nën buzë e bën më pak të rrezikshme mbajtjen e kapelës së rëndë.