“Tribunali i Hagës nuk është ilegal që t’i trajtojë të burgosurit me tortura e me padrejtësi!
Nuk jemi në mesjetë…nuk ka ardhur puna deri aty që shteti më i korruptuar dhe më i varfër në Evropë me dhënë vajs për Drejtësinë ndërkombëtare, për Drejtësinë online, për Drejtësinë para kamerave, e m’u tutë prej ‘Padrejtësive’ planetare kundër nesh.
Dhe që të ketë nevojë shteti i dështuar i Kosovës me na shpëtu’ prej ‘barbarëve’ perëndimor.
PDK po shuhet nga arroganca e jashtëzakonshme, ata kurrë pa pauzuar kanë qenë arrogantë.
Nuk besoj se ‘viktimizimi’ i krerëve të saj do t’i ndihmoj PDK-së.
Aspak.
Ata janë bërë të ‘tepërt’, sepse e kanë tepruar.
Koha kur i paguan gabimet, ku me ditë kur vjen.
Mund të ndodh para 20-të viteve ke hyrë n’ngjynah, e tek sot, të vjen dënimi, papritur, si prej qielli.
Prandaj, shumë shqiptarëve nuk u intereson për ‘çka gjykohen këta’, për ta është me rëndësi të ‘hiqen nga skena politike’ dhe të demilitarizohet politika.
P.S. ….s’i kisha bë hesap për njerëz.
Dëgjoje çfarë thotë ‘prekja e meduzës’ së PDK-së për ty!
Pse me pru veten me ta refuzu ‘dashninë’ e përkrahjen çifti i tij..!
Vet kanë bërë marrëveshje me Serbinë,
vet e kanë kthyer Listën Serbe në pushtet,
vet e kanë ‘rehabilituar’ Serbinë dhe e kanë ‘demokratizuar’ Vuçiqin e Daçiqin me dialog,
me poza të buzëqeshjes e me meze,
duke i lutur Hashim Thaçi publikisht ‘Aman, hajde të harrojmë të kaluarën e të pajtohemi’,
kurse Ty të urrejnë, pa u bërë gjë.
Hashim Thaçi me Serbinë ka shprehur gatishmëri për pajtim, edhe në ditën kur dha dorëheqje (e shkoi në burg), kurse me Ty s’do pajtim.
Do me thënë, personalisht për të, Ti je armik më i madh se sa Serbia për Kosovën.
Ata Nuk duan as ti mbrosh!
Kupto.
Qe po ta jap një ‘detyrë’ më të mençur:
Tregona ti neve se si t’i ruajmë mendt e kresë në këto ditë me mjegull, me tym, me izolim, me varfëri, me mallëngjim e me vetmi.
Nxjerrna ti neve nga ‘burgu’, e nga izolimi, e ke më sevap te Zoti”.
Pjesë nga shkrimi i Kimete Berisha