“Ali Sefaj, udhëheqës i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, i cili i është bashkuar grevës së SBASHK-ut dhe nuk dihet se të drejtat e kujt po i mbron, sepse edhe vetë nëpër media ka deklaruar që nëse qeveria ua jep 100 euro mësimdhënësve këshilli grevist do ta ndalë grevën menjëherë.
Ndërkohë që shërbyesit civilë nuk do të përfitonin asgjë nga greva e SBASHK-ut përveç ndihmës prej 50 eurove që i shpërndau qeveria për të gjithë pononjësit shtetërorë.
Sefaj ka ditë që defilon nëpër media duke kundërshtuar qeverinë Kurti dhe duke u prezantuar kinse përkrahës i zjarrtë i Vetëvendosjes. Ai në profilin e tij në facebook ka shumë statuse dhe fotografi në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje këto dy vitet e fundit.
Por e kaluara e Ali Sefës, i cili sot është njëri ndër udhëheqësit kryesor të grevave, del të jetë e lidhur kokë e këmbë me Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai ka qenë anëtar i Kryesisë së PDK-së dega në Istog dhe që nga ardhja në pushtet e kësaj partie u shpërblye edhe me pozita të larta udhëheqëse.
Sefaj duke qenë një përkrahës i flaktë i ish-presidentit Hashim Thaçi me vendim të tij më 23 prill të vitit 2009 ishte emëruar kryesues i bordit në Bordin e Ndërmarrjes Publike ”Drini i Bardhë” .
Ai më pastaj ka vazhduar të përfitoj nga pushteti i PDK-së edhe pozita të tjera në institucionet shtetërore ku ka punuar si zyrtar ligjor në Agjencionin Kadastral të Kosovës dhe pastaj është transferuar në Ministrinë e Ambientit tek Agjencia e Koaovës për Mbrotjen e Mjedisit ku vazhdon ta mbaj këtë pozitë.
Këto të dhëna Sefaj i ka edhe sot në profilin e tij në Facebook mirëpo statuset dhe përkrahjen e tij ndaj PDK-së dhe ish- presidentit Thaçi është kujdesur që t’i fshijë të gjitha.
Mirëpo ajo që është më skandaloze është veprimtaria e tij prej sindikalisti në vitin 2018-2019 kur u organizuan grevat e atij viti gjatë qeverisjes së PAN-it e cila udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.
Në kohën kur SBASHK-u paralajmëronte greva në arsim Ali Sefaj edhe pse ishte sindikalist ai i kundërshtonte ato madje ai në atë kohë e kishte fyer rëndë udhëheqësin e SBASHK-ut Rrahman Jashari duke e përqeshur dukjen e tij dhe i kishte kërkuar qeverisë të investonte në dhëmbët e tij.
“Qeveria urgjentisht te ndaj fond, për të ia rregulluar dhembet kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharit. Ose grevat do vazhdojnë deri në shtatorë”, kishte thënë Sefaj, në një postim të shkruar në Facebook në vitin 2018.
Në profilin e tij në facebook ai e ka fshirë tashmë këtë postim dhe nuk eksziston më duke qenë se tash i njëjti i është bashkuar Rrahman Jasharit dhe sot po e quan Jasharajn para mediave hero të grevave.
Gjithashtu ai i ka fshirë edhe të gjitha postimet dhe fotografitë që i ka pasur në mbështetje të PDK-së ndërsa vazhdon t’i ketë postimet dhe përkrahjen që ja ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje ku edhe me këto po shërbehen disa media për ta paraqitur si përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje-së.
KosovaNews merr vesh që Sefaj është shok i ngushtë i deputetit të PDK-së Mërgim Lushtaku këtë e konfirmoj dje në kuvendin e Kosovës edhe vet deputeti i PDK-së.
Madje dje në Kuvend deputeti Lushtaku e bëri një deklarim qesharak duke thënë se grevës i janë bashkuar edhe aktivistë të Vetëvendosjes: “Unë po e përmendi një grevistë i cili për fat më qëlloj që është shok i imi por është aktivistë i Vetëvendosjes, ai është Ali Sefaj që kam shumë respekt për të, pra ai është në kundërshtim me kërkesat e qeverisë së juaj dhe kjo po tregon që grevat nuk janë politike por janë kërkesa legjitime të grevistëve” tha ndër të tjera deputeti Lushtaku duke ju drejtuar deputetëve të pozitës”.