




Opinionisti Dardan Sejdiu ka komentuar rezultatet e fundit të sondazhit të PIPOS, ku Lista Guxo doli me një përqindje shumë të ulët të përkrahjes nga qytetarët në krahasim me partitë e tjera politike.
Sejdiu, duke folur për këto rezultate, tha se Lista Guxo tashmë është e papërfillshme.
Ai u shpreh se mund të ketë kthim vetëm në kuadër të listës së Vetëvendosjes.





“Lista Guxo tashmë është e papërfillshme dhe me leximin timin nuk ka kthim. Kam qenë pjesë e subjektit i cili i ka pasur dy udhëheqës, prandaj po e di që nuk ka kthim. Mund të ketë kthim në kuadër të listës së Vetëvendosjes, sepse nuk e shoh që do të jetë ndonjëherë ndryshe, ose do të jetë pjesë me VV-në, ose nuk kalon, e unë besoj që VV -ja nuk e merr më, nuk ka ndonjë leverdi, VV-ja është subjekt i koncentruar tek udhëheqësi”, është shprehur Sejdiu në Klan Kosova.