E gjithë bota pritet që këtë dimër të ketë probleme me energjinë dhe faturat këtë vit do jenë shumë herë më të kripura se herët e kaluara.
Por gjithmonë ka zgjidhje alternative nëse nuk doni të paguani faturat e energjisë që janë goxha të shtrenjta dhe të kurseni shumë para për një vit.
62-vjeçarja japoneze, Chikako Fujii ka gjetur zgjidhjen. Në fakt, ajo ka 10 vjet që nuk ka paguar asnjë faturë të energjisë elektrike.
Dhe kjo nuk është për shkak se ajo ka refuzuar të paguajë .Chikako nuk ka TV, furrë, lavatriçe apo ajër të kondicionuar. E vetmja pajisje që ajo zotëron janë katër panele diellore, të vendosura në ballkonin e saj.
Ajo tregon se e nisi këtë mënyrë jetese për shkak të tërmetit të madh në Japoninë Lindore në vitin 2011. “Menjëherë pas tërmetit, disa herë këtu pati ndërprerje të planifikuara, kështu që papritmas u ndërpre energjia elektrike dhe ndjeva se duhej të kisha përgatitur energjinë time elektrike. Dhe kështu ngrita një panel diellor”, thotë Chikako.
Kur ka më pak diell, Chikako përdor një biçikletë që gjeneron energji elektrike për 10 minuta dhe fiton 10 ëat energji elektrike. Ajo thotë se kjo është e mjaftueshme për të ndezur një llambë për tre orë.
“Në ditët me diell, një fetë peshku mund të gatuhet për rreth një orë dhe për një copë gjoks pule do të duhet rreth një orë e gjysmë”, thotë ajo.
Për të gatuar orizin dhe për të pjekur një tortë kërkon më shumë nxehtësi, kështu që ajo përdor një tenxhere diellore. Ky konstruksion përdor pasqyra për të përqendruar energjinë e diellit në një pikë qendrore ku nxehet mjaftueshëm për të gatuar ushqimin.