Çfarë iu thoshte Albin Kurti shokëve të burgut – Shoku i burgut rrëfen për hjekat e tyre në burgun serb

“Flet Basri Rexha, një nga të burgosurit e Pozharevcit, i cili ka qenë shok qelie me Kryeministrin Kurti”

Intervista/ “Në burgun serb me Albin Kurtin”

“Dua të rrefej një copës historie tonën, që duket po e harrojmë. Atë të tmerrit të Pozharevcit”. Është Basri Rexha, një burrë nga Mitrovica që tregon për Pamfleti-n në një intervistë ekskluzive, detajet e një faqe të rëndë të historisë së Kosovës. Rexha flet si e ka njohur Albin Kurtin dhe si u rr ah dy herë për vdekje, dhe si u arrit të merrte veten…

I nderuar Basri, ju keni qenë në burg në Serbi me Albin Kurtin, ku ndodhej ai burg?

Burgu ndodhej ne qytetin e Pozharevcit në Serbi. Ai burg është mbushur me të arrestuarit dhe të dënuarit e tjerë shqiptarë nga të gjitha kampet e riedukimit të Kosovës sepse serbët, pas tërheqjes, na morën me vete në Serbi.

Albini ka qene fillimisht ne burgun famkeq te Lipjanit. Aty është t orturuar në mënyrën më barbare, është rr ahur rëndë, kurse në mbrëmje, kur është nëshkruar “Marrëveshja e Kumanovës”, është nxjerrë nga dhoma prej shkijeve ( gardianë të të burgosurve ordinerë serbë), të cilët e kanë rr ahur me shufra druri çmendurisht.

Si përfunduat atje dhe ç’mund të thoni për takimin e parë me studentin Kurti?

Më 9 qershor 1999 është firmosur Marrëveshja e Kumanovës. atë mbrëmje gardianët nisën grumbullimin e të burgosurve nëpër dhoma dhe në mëngjesin e datës 10 qershor kanë kryer deportimin tonë në Serbi.

Nën t ortura të rënda f izike, nën g oditje me mjete të ndryshme, sh kopinj gome, me g rushta e sh qelma, shufra hekuri, e litarë gome, na kanë rr ahur vazhdimisht gardianët, të cilët shanin e bërtisnin ndaj nesh si të çmendur.

Pastaj të nesërmen na kanë lidhur dy nga dy dhe na kanë futur në autobusë. Gjithë ditën deri në mbrëmje vonë, ashtu nën rr ahje e t ortura, jane nisur autobusët. Nuk dinim se ku po na çonin, ku do të përfundojmë. Rrugës janë ndaluar autobusët, e kemi dëgjuar se gardianet hamendnin dhe, disa prej tyre kërkonin të na ndalnin te furrat e xeherorve të Trepçes në Zveçan. Gradianët grindeshin nga mosmarrëveshjet mes tyre, e në fund autobusët u nisën prapë. Rrugës autobusi ndalej kur takonim kolonat e ushtrisë serbe në tërheqje, e ndodhi të futeshin edhe ushtarë në autobus, ku shfrynin mllef ndaj nesh, me g oditje, sh arje e britma.

Ne kishim urdhër që, ashtu të lidhur të mos shikonim as majtas as djathtash, por të mbanim kokën ulur.

Në mbrëmje vonë, autobusët kanë arritur në një vend dhe janë ndalur. Jashtë dëgjoheshin britma, sharje serbisht e vaje njerëzish. Para autobusit tonë akoma të mbyllur, kishte një grumbull njerzish që kishin krijuar një korridor të gjatë deri para godinave .

Gardianet hapën derën e parë të autobusit dhe filluan të na nxjerrin jashtë.

Nga dera e autobusit ne futeshim në atë korridor njerëzish të çmendur, gardianë, të burgosur ordinerë që e përbenin.

Ata na g odisnin pandërprerë me sh kelma, g rushta shkopinj druri e sh ufra hekuri.

I gjatë ishte ai koridor e dukej sikur nuk përfundonte kurrë, e kur arritëm ne u ndodhëm para dyreve të një g odine, ku nga tmerri e britmat që dëgjoheshin atë mbremje ishte një kaos i vërtetë, kudo britma tonat dhe të tyre.

Pastaj hapën derën e g odinës dhe na futen brenda ashtu të dërrmuar; kishte nje banjo aty e mu dha mundësia të pija uje.

S’kishim pirë për 15 orë të tëra e nga ky ujë na digjej fyti, thua se po pinim z jarr.

Ashtu të t merruar na zbardhi dita e nesërme, e cila fatkeqësisht nuk kishte zbardhur per dy shqiptarë si ne. Ata vdiqën: Njërin e mbytën atë mbrëmje, kurse tjetri vdiq në mëngjes nga g oditjet e pësuara.

Mes nesh kishte të l ënduar rëndë: të p lagosur pamë njërin nga ne, që ishte rëndë, i rr ahur për vdekje…

Ishte Albini Kurti. Ç’nuk na panë sytë në trupin e tij.

Filluam t’i sjellim ndonjë leckë nga rrobat tona për t’ja zbutur lëkurën e pjesët e trupit, i tëri ishte nxirë. E mbajtëm nën përkujdesin intensiv për dy javë të tëra, i shtruam dhjetëra batanije nën trup.

Krevate nuk kishte në fillim, flinim në dysheme mbi fleta stirori prej me pak se 5cm të trasha.

Vetëm pas dy javesh, Albini e mori veten, ndërkohë që u deshën disa javë të tjera që ai të ecte me këmbët e veta.

Megjithëse mezi fliste, Albini realisht na jepte kurajo, e them jo se ai është i madh sot, por është e vërteta, ishte i ri, ne të tmerruar, e ai thoshte se do ta dalim shpejt.

“O djem kjo është Serbia, kështu kanë hequr edhe të parët tanë por ja kanë dalë”, kështu fjalësh thoshte vazhdimisht.

Sa Shqiptarë kishte në Pozharevc?

Askush, përveç serbëve, nuk do të dije numrin tonë te saktë atje. Sepse gjendja ishte kaotike, nuk ishin regjistruar fare kur na grumbulluan e na deportuan në Serbi.

Nuk u bë ndonjë regjistrim i yni. Kemi dëgjuar se gardianët i referoheshin ndonjëherë edhe numrit të të bugorsurve, duke marrë për bazë regjistrat që kishin marrë nga burgjet e Kosovës.

Ka ndodhur që edhe vetë drejtorët e burgjeve të Kosoves kanë ardhur në dhomat tona në Pozharevc dhe na kanë pyetur për njerëz të caktuar të zhdukur.

Vetëm pas 2 muajsh, në burgun e Pozharevcit, ka ardhur Kryqi i Kuq i Gjenevës dhe na ka regjistruar. Në dhomën tonë kanë qenë të burgosur, në një hapësirë prej dhjetra metrash katror.

Gjatë kohës sa ishim të paregjistruar dhe kur pushuan rr ahjet e gardianëve, Albini thoshte me humor: keq kur s’po na rr ahin, duket sikur edhe UDB-ja na ka harruar.

Në atë kohë u bë virale fjalimi i Albin Kurtit kur disa media amerikane erdhën në burg, a ishte ai fakt që ju shpëtoi jetën?

Ishte fakt i pamohueshem qe Albini mbijetoi falë interesimit për të nga të huajt dhe mediat botërore.

Mund të them se Albini është një djalë me një kapacitet të jashtëzakonshëm njerëzor e intelektual. Një njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze. Të huajt, sigursisht që edhe pa dijeninë e Albinit dhe tonën, kanë bërë presion tek autoritet serbe që Albini e ne, të dalim gjallë nga aty… Në burg, Albini komunikues e i dashur me secilin, frymezues e inkurajues.

Megjithëse ka qenë i burgosuri më i vëzhguar ndër ne, e fyenin në çdo lloj forme, ai nuk është tërhequr.

Albinin nuk e kanë lënë asnjëherë që të bëjë ndonjë aktivitet, a punë të detyrueshme në natyrë të hapur…e mbanin mbyllur vazhdimisht ..

Aq rëndë eshtë rr ahur, kur është kthyer nga procesi gjyqesor i Nishit, sa u alivanos dy herë.

Si ndodhi që u liruat dhe si je pjekur më pas me Albinin?

Unë jam arrestuar më 24 korrik 1998 dhe pas vuajtjes së dënimit prej 20 muajve, jam liruar më 24 mars të vitit 2000.

Kurse Albini është mbajtur deri në janar të vitit 2002. Gjatë gjithë kohës mbahej Albini në burg, në Kosovë kemi organizuar tubime p rotestuese per lirimin e tij dhe të b urgosurve të tjerë.
Albini eshte mbajtur atje deri ne vitin 2002.

U lirua nën përcjelljen e Kryqit të Kuq të Gjenevës. Kushtet e burgut kanë qenë të tmerrshme, kishim parazitë, m orra në trup e batanije.

Albini shpesh bënte humor: të gjithë njesoj jemi, prandaj edhe m orrat dhe zh ugën të njëjte i kemi.”

Laheshim jashtë e me ujë të ftohtë shpesh. Duhej të laheshim shpejt se ndryshe na rr ahnin, madje dikush mbetej pa zh veshur.

Ju jeni një mbështetës i VV, sot kjo forcë politike duket se nuk e ka më atë fizionominë e një lëvizje reaktive dhe që reagon fort në rrugë, sikur është kthyer më shumë parti që vepron politikisht. A po e përthithni ju aktivistët këtë ndryshim dialektik të Lëvizjes?

Si lëvizje ne i kemi parë hilet që i zbuloheshin popullit e i kemi denoncuar. Kemi qenë reaktivë, pasi e tillë duhej të ishte përgjigja ndaj asaj politike gjakatare, që sikur po amnistohej avash avash nga krerët që morën në dorë vendin. 🇦🇱

Pastaj, lëvizja mori një kah më social e natyrisht politik ku përveç qasjen ndaj Serbisë, e pamë të mundur që të kritikojmë e denoncojmë kapjen e shtetit.

Vetëvendosjen duan ta paraqesin politika e vjetër sikur ne jemi, ku di unë pjesë e veçantë e shoqërisë, ca ekstremistë që vetëm protestojmë e bërtasim. Po jo more zotëri, ne jemi pjesë e shoqërisë, madje shumë e lidhur me të gjitha shtresat, pasi si aktivistë ne lëvrijmë në territor, bidedojmë, dëgjojmë e flasim.

Përkundrazi ata janë të izoluar, të mbyllur në zyra, ku vetëm vendosin për të tjerët. Fitorja jonë nuk ishte rastësi; fituan Prishtinën, Prizrenin, Mitrovicën e më pas dy herë në zgjedhje parti e parë. Pastaj e dini, bënë puçin e rrëzuan vullnetin e popullit. Nuk e çojnë gjatë, ne nuk kemi ardhur të vijmë në pushtet, por të sjellim në qeverisje ata që do populli. E kjo do të bëhet realitet shumë shpejt…” 🇦🇱