Njohësi i ҫështjeve politike, Xhevdet Pozhari në një postim të tij në Facebook ka thënë se kur lypet vlerësimi i mësimdhënësve, sindikata bllokon arsimin, duke ua bërë me dije që nuk është i vogël numri i atyre që janë ‘rrahmana’ për nga kapaciteti.
Poashtu, Pozhari thotë se kur përmendet konfiskimi i pasurisë, ‘çohen hajnat me krejt çka kanë me investu në sondazhe, e me e parandalu mos me ardh ajo ditë’.
Postimi i plotë:
Kur e lyp vlerësimin e mësimdhënësve, sindikata e bllokon arsimin që me ja bo me dije – as mos tët shkoj mendja andej pari sepse nuk është i vogël numri i atyre që janë “rrahmana” për nga kapaciteti.
Hala pa e çu ligjin e pagave në gjykatë, dalin gjykatës që deklarojnë se është në kundërshtim me Kushtetutën – kjo për me ia kurthu edhe më shumë punët Qeverisë që mos me ardh çështja deri te vettingu.
Kur thu se do të konfiskohet pasuria e pajustifikueshme, çohen hajnat me krejt çka kanë me investu në sondazhe, e me e parandalu mos me ardh ajo ditë.
Eh, more Albin Kurti! Nuk e ke lehtë hiq. Sidomos në rrethana kur njerëzit që i ke zgjedh të punojnë më shumë merren njëri me tjetrin, sesa me plan-programin qeverisës.