




Kjo 8-vjeçare nga Kaçaniku e ka një shtëpi. Por, ndërtesa ku jeton, për shkak të gjendjes në të cilën është, nuk meriton të quhet kështu.
Dhoma ku flenë prindërit më 4 fëmijët është në gjendje të rëndë, po ashtu.
Kjo familje nuk është se pati kushte më të mira jetese e banimi ndonjëherë, qëkur qifti u martua.





Duke ditur që jeta nuk po i përmirësohet, nëna i bashkohet urimit të vajzës për një tjetër ndërtesë banimi.
Kryemashkulli i shtëpisë përpiqet të punojë, sipas gruas së tij, por shëndeti jo i mirë nuk e favorizon shumë në këtë përpjekje. Po ashtu, 150 eurot e ndihmës sociale nuk është se mjaftojnë për të gjitha nevojat.
Nga komuna e Kaçanikut thanë se kësaj familjeje i ndihmojnë me pako ushqimore e higjienike, por nuk kanë buxhet për t’i bërë zgjidhje rreth shtëpisë.