




Një ditë, gomari i një bujku ra në një pus. Kafsha q au me n gashërim për orë të tëra dhe bujku u mundua të gjente një zgjidhje. Më në fund ai vendosi se gomari ishte shumë i vjetër, po ashtu edhe pusi nuk kishte më ujë dhe një ditë do ti duhet ta mbulojë gjithsesi; thjesht nuk ia vlente të sh pëtonte gomarin.
Bujku ftoi gjithë komshinjte e tij që të vinin e ta ndihmonin. Të gjitha ata morën një lopatë dhe filluan të hedhin baltë në pus. Në fillim, gomari e kuptoi atë që po ndodhte dhe q au i t me rruar. Më pas, për ha binë e të gjithëve ai pushoi së q ari. Pas disa lopatash me baltë, bujku u habit nga ajo që pa.





Pas çdo lopate baltë që i hidhnin përsipër, gomari e shkundte kurrizin dhe balta binte poshtë. Pastaj bënte një hap lart. Teksa komshinjtë e bujkut vazhdonin të hidhnin baltë mbi gomarin, ai e shkundte atë nga kurrizi dhe bënte nga një hap lart. Shumë shpejt, të gjithë u habitën teksa gomari u ngjit në grykë të pusit dhe kërceu jashtë i lumtur!
Mësimi:
Në jetë do të të hedhin baltë gjatë gjithë kohës. Marifeti është që ta shkundim atë ta hedhim poshtë dhe të bëjmë një hap lart. Çdo t elash i yni është një gur që mund ta shkelim dhe të bëjmë një hap lart drejt suksesit. Mund të dalim nga pusi më i thellë në botë vetëm duke mos u dorëzuar, të shkundemi dhe të bëjmë një hap lart. Të dashur miq.