




Sapo hyri mesnata, Mozzik lançoi projektin e tij “Të dua”, për të cilin kishte ditë që na paralajmëronte.
Në rrjete sociale ai pyeste vazhdimisht “A i keni thënë dikujt ‘Të dua’ sot?”. Të gjithë menduam se reperi po sillte një baladë, që i dedikohej një dashurie të re apo një dashurie të humbur.
Megjithatë, mbrëmë u surprizuam të gjithë kur mësuam se në fakt ky projekt i dedikohej vajzës së reperit, Hanës.





Në këngë ai shpreh dhimbjen e madhe për largësinë nga e bija, që tashmë ka nisur t’i bëjë pyetje që e vënë në siklet si “Pse s’po vjen të flesh me mua dhe mamin?”.
Mozzik ka dashur t’i shpjegojë të bijës nëpërmjet këngës arsyet e mungesës së tij, ndërsa fajëson dhe Loredanën për ndarjen e tyre, pa dashur të tregojë më shumë.
Këngës rrëqethëse nuk i ka rezistuar dot as Arbana Osmani, që si nënë e tre fëmijëve tashmë, e ka goditur thellë ky projekt. Në InstaStory, Arbana ka ndarë videon e Mozzik, teksa shkruan:
“I mbani dot lotët?”