Anëtarësimi në Bashkimin Evropian ka qenë një ndër çështjet për të cilat kryeministri Edi Rama është pyetur në programin radiofonik të Alaister Campbell dhe Rory Steëart.
I pyetur nëse Shqipëria dëshrion ende “dëshpërimisht të hyjë në BE”, Rama tha se kjo është hera e parë që shqiptarët kanë zgjedhur diçka me vullnet të lirë.
Ai u ndal edhe te Britania e Madhe dhe te largimi i saj nga BE dhe përdori sërish metaforën e “martesës”.
“Dëgjo, ne kemi …Është hera e parë në historinë tonë që ne kemi zgjedhur pa vullnet të lirë të jemi atje ku duam të jemi. Për shekuj kemi qenë aty ku nuk kemi zgjedhur dhe ku nuk na kanë pyetur, në regjime të ndryshme, në vende të ndryshme, por asnjëherë aty ku ne përkasim, le të themi në “Qytetërimin Perëndimor”. Dhe, në vitin 1990, kur e gjithë lëvizja e regjimit pati sukses, slogani ishte “E duam Shqipërinë si Europa”.
Pra, të qenit Evropë, do të thotë që ne të jemi në një vend të sigurt, dhe të jemi në një vend ku njerëzit kanë rëndësi dhe jo aty ku të tjerët vendosin për ju. Ndonjëherë e dini se është e sikletshme …, kur të duhet t’i përgjigjesh pyetjes se Britania e Madhe po largohet, ndërsa ju kërkoni të hyni në BE. Duket sikur, ju jeni në dijeni të divorcit dhe u thoni të rinjve të mos martohen. Nuk funksionon kështu. Ju e dini që të gjithë duhet të përjetojnë martesën për të kuptuar se ndoshta nuk është dhe aq e mahnitshme. Kështu që, divorci nuk i ka penguar kurrë të tjerët të martohen”, tha Rama.
“Dhe disa martesa funksionojnë…”-ishte ndërhyrja nga drejtuesit e emisionit.
“Madje, ka raste kur martesat e dyta funksionojnë, kështu që ndoshta Britania e Madhe do të kthehet një ditë për t’u rimartuar me Evropën. Duket e pamundur sot, por mbase një ditë ajo do ta rimendojë, sepse të jesh vetëm, i rrethuar nga uji, nuk është gjithmonë dhe aq argëtuese”, tha Rama. /abcnews.al