Përkthyesi serb i televizionit publik serb RTS nuk i pëlqeu fjalimi që presidenti serb Aleksandar Vucic mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së të mërkurën si duket, transmeton Gazeta Metro.
Ishte pikërisht në fund të fjalimit kur sipas raporteve të mediave serbe përkthyesi i doli gazi me të qeshura që s’arriti t’i fshehte.
Ai pikërisht në fund të fjalimit të Vucic, të cilët presidenti serb i mbyll zakonisht me parullën ‘Rrnoftë Serbia’, i plasi gazi.
Vucic ishte njëri prej liderëve që ishte ftuar të mbahej fjalim në OKB ku kishte folur për situatën në Ukrainë, ku e kishte tentuar ta krahasojë me Kosovën dhe kishte përsëritur klishetë e tij të zakonshme./gazetametro.net