Ish-ambasadori shqiptar në Kosovë Arben Çejku ka zbardhur takimin e kryeministrit Edi Rama me homologun kosovar Albin Kurti. Sipas tij Rama i ka përcjellë mesazhin e ndërkombëtarëve për kompromis në lidhje me paketën e përgatitur nga ekspertët ndërkombëtarë. Sipas Çejkut, kjo paketë rrezikohet pasi Kurti nuk e pranon kompromisin, megjithëse presioni vazhdon.
“Zgjidhja ka qenë afër. Besoj që edhe në takimin me Ramën, Kurti është njohur me formulën e faktorit ndërkombëtar. Mendoj që Rama i ka përcjellë një mesazh të ndërkombëtarëve për ta përgatitur për një mundësi kompromisi. Di që Kurti nuk e pranon kompromisin dhe kjo paketë rrezikohet për t’u prezantuar publikisht si një marrëveshje e mundshme. Shanset që kjo të bëhej në margjinat e Asamblenë së OKB duken të pamjaftueshme, megjithëse presioni vazhdon dhe përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, Lajçak, Escobar e dhe tjerë po përpiqen t’i japin një zgjidhje se nuk ka kohë”.
Përkundër Kurtit, Çejku shprehet se presidenti serb është i gatshëm të pranojë ndërmjetësit ndërkombëtarë pavarësisht retorikës.
“Ndryshe nga disa presidentë të tjerë, Vuçiç ka dhënë shenja të dialogut dhe bashkëpunimit. Është ulur në një tryezë me liderë të Kosovës në formatin e procesit të Berlinit dhe në takime të formateve ballkanike dhe ka nxitur dialogun në serbi ëpr pranimin e shtetësisë së Kosovës është ballafaquar me kërcënime ruse. Është një mundësi që mund të shfrytëzohet. Vuçiçi pavarësisht retorikës është i gatshëm të pranojë ndërmjetësit ndërkombëtarë, të bisedojë për një kompromis”.
Dhe nëse arrihet kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë, edhe vendet e tjera të BE-së do ta njohin Kosovën, thotë Çejku.
“5 vendet e BE do ta njihnin Kosovën nëse miratohet plani. Kur mes Kosovës dhe Serbisë të pranohet një marrëveshje e përbashkët do të bëjnë hapin e duhur. Konsolidimi i shtetësisë së Kosovës nuk ka diskutim më. I vetmi justifikim i deritanishëm është ngërçi mes dy shteteve dhe nuk e dimë ç’ndodh nesër. Nëse Kosova dhe Serbia njohin reciprocikisht njëra tjetrën dhe nuk është çështje atëherë shtetet e BE dhe të tjera do ta njohin në mënyrë absolute. Beteja është sa do të japë nga integriteti dhe sovraniteti i munguar që i mungon në raport ndërkombëtar. Sa i përket çështjeve të brendshme i zgjidh çdo shtet”, ka thënë Çejku për A2CNN.