Një lëshim i një infermiere e bëri lëmsh gjithë repartin e Gjinekologjisë në QKUK. Ajo kishte lajmëruar prindërit e njërës foshnje që kishte vde..k.ur, krejt gabimisht. Sinjali raportoi me detaje se si prindërit menjëherë denoncuan rastin dhe nisën hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Familja fillimisht ishte informuar se familjarja e tyre ka lindur me sukses një djalë, kurse pas rreth gjysmë ore, familja është njoftuar se u ka v.d.e.k..ur vajza. Babai i foshnjës ka rrëfyer se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
Fatlum Alimi mbrëmjen e së mërkurës përjetoi një ngjarje të rëndë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Foshnja të cilën ishte duke e pritur, nuk ka mbijetuar dhe ka v.d…e..kur gjatë procesit të lindjes që gruaja e tij e kishte me prerje cezariane.
Këtë ngjarje, Alimi rrëfen se e ka bërë më të rëndë fakti se personeli i Gjinekologjisë fillimisht e njoftoi familjen se tyre se u ka lindur me sukses një djalë.
“Njëherë më thanë djalë e ki dhe ma kanë qitë përpara. E shiqova beben dhe ishte mirë. Kam dëshmitarë për këtë. Pas gjysmë ore erdhi doktoresha dhe tha ka ndërrua jetë fëmija. Atëherë ma humbi kontrollin. E kam humbë krejt kontrollin”, ka thënë Alimi për RTV Dukagjinin, përcjell Sinjali.
Alimi thotë se përgjatë disa kontrolleve që gruaja e tij i kishte bërë më parë, ai e kishte ditur që është duke pritur vajzë.
Megjithatë, ai thotë se mjekët në gjinekologji pak ditë para lindjes së gruas, i kanë thënë se sipas kontrolleve të tyre është duke pritur djalë dhe jo vajzë.
Kjo ia shtoi atij bindjen, se gruaja e tij vërtetë e kishte kaluar me sukses lindjen.
“Kur e kam pasur në kontrolla në Fushë Kosovë, më kanë thënë se e kam vajzë. Kur e kam sjellë këtu për me u shtri në spital më kanë thënë “e ke djalë”. Ende pa lindë fëmija, këta e kanë bërë njëfarë kontrolle, pastaj i kanë treguar nuses se djalë e ke. Nusja ja ka thënë që vajzë e ka, por ata kanë insistua duke i thënë “djalë e ki””, ka shtuar ai.
Alimi me familjarë kanë kryer gjatë ditës procedurat e varrimit të foshnjës.
Për këtë, tashmë është aktivizuar edhe Prokuroria.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, ndërsa trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML, për obduskion. Prokuroria në koordinim me institucionet relevante është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”.
Fatlum Alimi është ankuar gjithashtu edhe për një trajtim jo të mirë të gruas së tij, nga stafi në Gjinekologji.