




Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se për dallim nga vajza e kryeministrit, vajzat e saj arsimohen në shkolla publike të Kosovës.
Bajrami, në një fjalim në Kuvendin e Kosovës tha se ajo nuk i jep mbështetje të paarsyeshme sindikalistëve.
“Kryeministri po harron që ministre të Arsimit e ka zonjën Nagavci, e cila në kohën e zgjedhjeve lokale e ka penguar reformën në arsim të ish-kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati.





Unë nuk kam dal për t’i dhënë suportin e plotë sindikatës, sepse me të vërtetë edhe kjo që bëhet është lojë e pataktë, me e portretizu opozitën kinse po e mbështet sindikatën në mënyrë që me iu kundërvy kësaj qeverie. Në fakt, ne vetëm po kërkojmë që ata me e bë punën e tyre”, ka thënë Bajrami.
“Për dallim prej kryeministrit, vajza ime është në shkollë publike, ndërkaq i nderumi e ka vajzën në Norvegji edhe besa shumica prej jush”, ka thënë ajo.Deputetja Bajrami ka deklaruar se Ligji i Pagave hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Ajo ka thënë se qeveria duhet ta zbresë këtë afat, siç po kërkojnë sindikalistët.