Topalli: Ju thash nxënësve mësoni, sepse nëse nuk mësoni përfundoni si deputet

Ish-deputeti i Kuvendit, dhe njëherësh komentatori politik, Faton Topalli ka treguar një ngjarje gjatë kohës sa ushtrojnë pozitën e deputetit.

Ai në Politiko, ka treguar se si u kishte thënë në një vizitë të tij, nxënësve se nëse nuk mësoni do të përfundoni duke u bërë deputet.

“Gjatë kohës sa kam qenë deputetë, edhe ishin tri klasë me nxënës, edhe arsimtarët na ndaluan dhe i pyetën nxënësit se a po na njihnin. Në fund unë ju thash: Shikoni nxënës, mësoni sepse nëse nuk mësoni, nuk bëheni nxënës të mirë, do të përfundoni si deputetë. S’ka nevojë me marrë një shembull të keq. Dimal Basha është emigrant nga Shqipëria, ata janë larguar nga regjimi i Enver Hoxhës, Dimali ka lindur dhe ka jetuar këtu. Nuk kisha dashtë me fol për ta. Sa kam qenë në VV, ai ka qenë kundërshtarë i LVV-së”, tha Topalli.