Në Rusi në Google kërkimi më i shpeshtë e me rritje drastike në 12 orët e fundit është si të largohesh nga vendi sa më shpejtë e sa më direkt. Biletat e aeroplanëve janë shtrenjtuar deri në 1000 %, transmeton Gazeta Metro.
Presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën mbajti adresimin e paralajmëruar ku njoftoi për siç e quajti mobilizim të pjesshëm të rusëve për ‘operacionin special’ në Ukrainë. Ai njoftoi thirrjen në shërbim të 300 mijë rezervistëve rus.
Siç u panë në front ditëve të para të shtatorit ushtarët rus të veprojnë kur u përballën me kundërsulmin ukrainas, edhe bashkëkombësit e tyre civilë në Rusinë qendrore po ja shkelin kush mundet.
Kërkimi në Google që dominon në Rusi është si të largohesh nga vendi sipas spekulimeve në internet.
Çmimet e biletave për arratisjen me aeroplan për në Beograd, vend prej të rrallëve ku mund të fluturosh ende nga Moska kanë shkuar deri në 9000 mijë euro. Sipas raporteve në internet s’ka më as bileta për t’i prerë, deri në momentin e postimeve.
Për fluturimin nga Moska drejt Jerevanit në Armeni çmimi i biletës ishte shtrenjtuar me 1000 % të mërkurën.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Reuters të gjitha fluturimet nga Rusia janë shitur pas njoftimit për mobilizim të pjesshëm nga presidenti rus Vladimir Putin.
Edhe më parë ishte raportuar se në metropolet e mëdha ruse si Moskë dhe Shën Petersburg popullata ruse ishte mjaft indiferente ndaja ‘operacionit special’, derisa nuk iu kërcasin në derë rekrutuesit.
Provincat e largëta të Federatës Ruse ishin vend rekrutimi kryesor i ushtarëve rus që janë parë në fushëbetejë si pa moral dhe pa vullnet për të luftuar./gazetametro.net