




Befasitë e mërgimtarit të njohur të tiktok-ut për fansat e tij në kanë të ndalur, andaj ai vazhdon të shikohet dhe dëgjohet gjithandej. Mërgimtari nga Gjermania, Rasim Avdyli së fundmi ka publikuar një video, ku shihet tejet i lumtur duke vallëzuar me të dashurën e tij gjermane, shkruan pemajetes.com.
Nën ritmin e një këngë të këngëtarit Mentor Kurtishi, ata vallëzojnë së bashku, ku nuk mungon edhe shprehja e dashurisë së zjarrtë për njëri-tjetrin.





Kjo video e publikuar në rrjetin social tiktok ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit e mërgimtarit. Ata kanë uruar çiftin që dashuria e tyre të zgjatë të mos ndalen së shprehuri dashurinë për njëri tjetrin.
“Që nuk më do burri i jem kështu qysh po e do ky gruan e vet, nuk martohem kurrë”, ka komentuar një fanse e çiftit në këtë video në rrjetin social tiktok.
“Të lumtur qofshi përgjithmonë. Zoti mos ju ndaftë asnjëherë, sepse jeni shumë të mirë”, shkruan një fanse tjetër poshtë videos së tyre./Pemajetes.com