




Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ministrin e financave, Hekuran Murati në lidhje me, siç ka thënë ajo, “lavdërimin e tij me performancën e bizneseve private të cilat deri dje i quante oligarkë.”
Ajo i ka thënë ministrit Murati që ka bërë mirë që ka reflektuar në këtë aspekt por është lavdëruar në kohën e gabuar.
Bajrami i ka kujtuar ministrit Murati se në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ditën e djeshme(Bruto Produkti Vendor (BPV) me Qasjen e Shpenzimeve dhe të Prodhimit, TM2 2022), rritja ekonomike në tremujorin e dytë ka qenë vetëm 2.14%.
Postimi i plotë:





Ekonomia e Hekuranit
Sot, ministri qenka lavdëru me përformancën e bizneseve private, atyre që deri dje i quante oligarkë.
Minister, mirë shumë që ke reflektu, por kur vendosë me u lavdëru zgjedhi datat pak, se dje Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka publikur raportin që matë përformancën tënde/Qeverisë.
Rritja ekonomike në tremujorin e dytë është vetm 2.14%.