




Avokati Tomë Gashi e sheh si revansh të hakerëve ndaj Qeverisë shqiptare, publikimin e informacioneve për planifikim të atentateve ndaj disa figurave të njohura në Kosovë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti.
Gashi tha në Frontal të T7 se hakerët i kërkuan deri në 30 milionë euro që të mos i bëjnë publike këto informata.





“Sa unë e di, duket që këta persona të kësaj organizate kanë tentuar ta shantazhojnë shtetin e Shqipërisë fillimisht për disa qindra mijëra euro deri në 30 milionë flitet që i kanë kërkuar që këto informata të mos i bëjnë publike”, tha Gashi.
“Kryeministri i Shqipërisë duket se ka vepruar drejt dhe nuk e ka paguar këtë shantazh”, shtoi avokati.