




Për lajmin rreth një atentati të mundeshëm ndaj kryeminsiterit, Albin Kurti, ka reaguar edhe opinionistja, Kimete Berisha.
“Është e dhimbshme kur ‘vrasja’ (e paragjykuar) mbetet e vetmja mënyrë për t’u ndjerë gjallë”, ka qenë njëra ndër fjalitë e shumta ironizuerse të Berishës rreth zhurmës së atentatit.
Postimi i Berishës:





Përralla me vdekje!
I thashë një herë një ish të burgosuri të Goli Otokut:
– Po më duket se çdo natë dikush po më rri para ballkonit.
Derisa po i fik dritat në mesnatë, personi po rri në veturë, dhe pastaj po largohet.
– Mos u tut tha, se Ai që ka vendosur të të bëj keq – nuk e sheh.
– Atë që e sheh, tha – ai me qëllim ta tërheq vëmendjen, për të ta tërhequr vërejtjen, të frikëson, dhe ta bën me dije se ‘ksajde jemi’.
Pra, derisa e sheh ‘vrasësin’ tënd – nuk je në rrezik.
AKI-ja jonë, sidomos ish-at e saj, gjithmonë i kanë disa informacione për disa atentate që i lansojnë si lajme të vjetra – në kohë krizash.





Por, është e pakuptushme se si bën që njeriu i cili ka planifikuar disa vrasje në Kosovë – është i lirë dhe jeton në Kosovë.
– Një ish tjetër i AKI-së po thotë se ‘ka pasur vetëm informacion – thashethem për atentate’.
Për ta arrestuar planifikuesin e atentatit – duhet të ketë veprim – tha.
– Kryeministri po thotë se neve nuk na ka treguar se është një plan për atentat ndaj tij – për të mos na bërë merak.
E pse tash ka vendosur të na bëj merak!
A ka mundur të mos i komentoj ‘thashethemet’ e AKI-së!
– Janë pajtuar me vrasësin, vrasësi është penduar apo vrasësi ka hequr dorë nga plani i tij për atentate.
Këto tregimet me atentate (janë të rregullta) kryesisht lansohen nga do ish-at e agjencive të inteligjencës dhe zakonisht kur një politikani i bie popullariteti.
– Është e dhimbshme kur ‘vrasja’ (e paragjykuar) mbetet e vetmja mënyrë për t’u ndjerë gjallë.
– Edhe një herë m’u ka dukur se dikush donte të ma hiqte flamën. Ishte atmosferë ideale për vrasësin e supozuar:
Isha larg shtëpisë, binte borë e madhe, s’kishte njëri, isha veç me nanën.
‘Vrasësi’ mbante kapuç të zi me të cilin i kishte mbuluar edhe sytë…heshtte, më rrinte afër dhe dorën e mbante në xhep…
Por, krejt rastësisht, kur isha duke e parë ‘fundin’, një person i tretë u afrua dhe më pyeti ‘nëse më duhej diçka’.
P.S. ‘Me vrasjen e Albin Kurtit, partia VV do të dobësohet dhe PDK-ja dhe AAK-ja do të marrin udhëheqjen politike në vend dhe do të shpërbëhej Shërbimi i Sigurisë së Kosovës” – thuhet në raportin e policisë (të siguruar nga Insajderi).