




NGA SKËNDER S. KAPITI
I ftoj intelektualët, gazetarët, mediat, politikanët,studentët, gjithë pub.likun si dhe Akademitë e Shkencave të Shqipërisë e të Kosovës që tashmë ta përdorin emërtesën Dardani për Kosovën ashtu si u kërkon institucioneve të Kosovës edhe Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shken.cave dhe e Arteve e Nju-Jorkut në Amerikë, që Kosovës t’i hiqet emërtesa me origjinë prej ardhacakëve sllavë dhe t’i ri.kthehet emri Dardani.





Ky veprim të kryhet institucionalisht, me vendi.mmarrje parlamentare apo me Referendum.
Duhet që trojeve iliro-dardano-shqiptare t’i kthe.het emri i madh dhe i lavdishëm mijëravjeçar Dardani.
Ne do ta quajmë veten dhe trojet tona, atdheun tonë ashtu si duhet, ashtu si jemi dhe ashtu si kanë qenë paraardhësit tanë, si shqiptarë , si ilir e si dar.danë dhe si Shqipëri, si Iliri e Dardani dhe jo ashtu si na i kanë ndryshuar emrat e vëndeve, maleve, lumejve, fshatrave e qyteteve ashtu si kanë da.shur të tjerët, pushtuesit, kolonizatorët dhe barbarët sllavë me qëllim që t’i asimilonin dhe zhduknin shqiptarët nga trojet e tyre iliro-dardane.





Jo vetëm kaq por duhet që edhe emrat e rrugëve, të lokaleve e hoteleve dhe të emi.sioneve e të propagandave mediatiko-televizive si dhe prindërit, veçanërisht në Shqipëri t’u vënë emra shqip.tarë dhe jo emra as “modernistë” europianë, por sidomos duhen fshirë e hequr emrat dhe emërtesat me origjinë sllave e helenike, sepse grekët dhe serbët kanë qenë dhe mbeten armiqt më të mëdhej të Iliro-Dardanisë dhe të shqip.tarëve me stratëgjinë e tyre për ta asgjësuar e asimiluar racën shqiptare.





Ne jemi iliro-shqiptarë në Europë dhe jemi autoktonë në trojet tona shumë she.kuj para popujve të tjerë europianë e sllavë që u dyndën në Europë.
Iliria dhe Dardania kanë ekzistuar atëhere kur askund nuk ishin dukur dhe as nuk përmendeshin sllavët të cilët kur erdhën, u ngulën dhe i pushtuan trojet shqiptare në Iliri e Dar.dani duke i ndryshuar edhe emërtimet, toponimet iliro-dardano-shqiptare dhe që i zëvëndësuan ato me emertesa sllave. Prandaj duhen ndryshuar e fshirë ato dhe t’ua rikthejmë atyre emrat shqiptarë si rasti që Kosovës i duhet rikthyer emri Dardani.