Dialogu Kosovë-Serbi, diplomati gjerman që e kishte propozuar modelin e dy Gjermanive: Mund të ofrojë ende një zgjidhje
Wolfgang Ichinger, diplomati gjerman që në vitin 2007 e kishte propozuar modelin e dy gjermanive për zgjidhjen e kontestit Kosovë-Serbi, është paraqitur sërish.
Ai ka komentuar pas lajmit se ndërmjetësit i kanë propozuar Kosovës e Serbisë një marrëveshje që i ngjan raporteve të dy Gjermanive sa kanë qenë pa u bashkuar.
Për këtë çështje në Twitter, fillimisht ka shkruar Petrit Selimi.
“Është një model “2 Gjermani” i propozuar disa vite më parë nga @ischinger. Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore nuk e njohën kurrë njëra-tjetrën, por të dyja ishin anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare. Jo analogji e saktë, por për mungesën e zgjidhjeve (garancia e zgjerimit të BE-së) është ajo për të cilën BE po ngrohet”, ka shkruar ai.
Më pas ka ardhur replika e diplomatit gjerman i cili këtë propozim e kishte bërë në kuadër të negociatave që udhëhiqeshin nga Trojka, pasi Ahtisaari e kishte bërë propozimin e tij për Kosovën.
“Me të vërtetë. Në fund të vitit 2007, ne – Trojka e Kosovës – pothuajse ia dolëm mbanë me modelin “2 Gjermanitë” të cilin e kisha propozuar. Mund të ofrojë ende një zgjidhje urë në drejtimin e duhur”, ka shkruar ai.
Serbia nuk e njehë pavarësinë e Kosovës dhe lobon kundër saj, përkundër kërkesës perëndimore për mos ta bërë këtë.
Viteve të fundit janë paraqitur “non-papers”, duke iu atribuuar vendeve si Franca, Gjermania, etj.
Por haptazi funksionarë perëndimorë kur e përmendin Asocaiconin e Komunave Serbe, thonë se në Evropë ka shumë versione të asociacioneve – shkak i dallimeve etnike, fetare, kulturore e sociale në gati secilin komb në botë.
Edhe çështja e Kosovës me Serbinë po hedh në pah ide nga më të ndryshmet, përfshirë edhe dy gjermanitë.
Pasi Gjermania kapitulloi në Luftën e Dytë Botërore, ajo u nda në dysh nga aleanca ruso-amerikane.
Kishte qëndruar e ndarë për katër më shumë se katër dekada deri në rrëzimin e Murit të Berlinit.