Shumë persona që jetojnë në Prishtinë e Fushë-Kosovë mund të jenë zgjuar rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, krejt kjo për shkak të një bubullime të madhe që u dëgjua.
Gjatë tërë mbrëmjes së kaluar, duke vazhduar edhe ditën e sotme, në Kosovë ka pasur reshje të mëdha të shiut, të cilat shkaktuan vërshime në disa qytete si Gjakova e Rahoveci.
Ndërkaq, në Prishtinë pati më pak vërshime, por në mëngjes, u dëgjua një bubullimë e madhe për të cilën pati reagime edhe në rrjete sociale.
Prishtina Weather ka publikuar një video të bërë rreth orës 6:48, ku dëgjohet bubullima e zhurmshme.
Kjo faqe njofton se rrufeja ka qenë tepër afër kryeqytetit, përafërsisht rreth një kilometër.