




Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka quajtur të paaftë Rifat Latifin, për të menaxhuar sektorin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Zemaj ka thënë se Latifi është vetëm një figurë në ministri, derisa shtoi se ‘i shkreti s’ka çka bën, me u shëtitë, kthehet në Amerikë, mban konferenca’.





“Shpresa ka qenë që ky ministër ta marrë veten, në kuptimin e menaxhimit, por edhe të kompetencës, por po duket që le që nuk e ka marrë veten, por edhe është edhe më i shpërfillur, ka kaluar një person, i cili është një figurë në Ministrinë e Shëndetësisë, ta quajmë në gjuhën popullore; i shkreti s’ka çka bën, me u shëtitë, kthehet në Amerikë, mban konferenca, mban ligjërata në vende të ndryshme, por fare nuk e ka idenë dhe nuk e ka kompetencën, duket edhe se është edhe tepër i paaftë për të menaxhuar këtë sektor”, ka thënë Zemaj.