




Ishte 4 shtatori, kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kanë emëruan këshilltarë që të ndihmojnë në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.
Ndërsa, pak ditë më vonë, në Kosovë e Serbi ishte i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Miroslav Lajçak bashkë me dy këshilltarët Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, të emëruar nga kancelari i Gjermanisë, Oalf Scholz dhe ai i Francës, Emmanuel Macron.





Të gjithë këta emisarë ndërkombëtaër kanë për qëllim kryesor që të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, analisti politik Gani Qarri thotë se, nuk është numri i të dërguarve, por cilësia e ndërmjetësuesit diplomatik, faktori vendimtar që çon në zgjidhjen e problemeve politike ndërmjet të dy vendeve në rajon.
Sipas tij, sa më shumë të shtohet numri i të dërguarve të posaçëm nga shtete të ndryshme, aq më tepër edhe mund të ekzagjerohet problemi, jo vetëm për shkak të mos-dakordancës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe të mospajtimeve ndërmjet të dërguarve të “posaçëm” në këndvështrimin e rastit, mënyrat dhe pikëpamjet e arritjes së zgjidhjes.