




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dërguar një mesazh për Kosovën gjatë ceremonisë promovuese së oficerëve serbë. Në fjalimin e tij, ai tha se Kosovën “s’ia jep askujt” dhe asnjë “pëllëmbë të territorit serb”.
“Dhe në fund, ata që kërcënojnë Serbinë dhe popullin tonë sot nuk e kanë kuptuar kurrë se sa të fortë jemi ne, vendosmërinë tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur atë që është e jona. Ne e duam vetëm që të jetë e jona dhe për këtë arsye s’ia japim askujt Kosovën, as ndonjë pjese tjetër, asnjë pëllëmbë të tokës tonë, të atdheut tonë”, tha Vuçiq, shkruan RTS.





Vuçiq foli edhe për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, duke shtuar se këtë e arrijnë me përparim ekonomik.
Mbi këtë temë sot ka folur edhe kryeministri Albin Kurti për një gazetë kroate. Ai tha se e sheh me shqetësim që Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.





Për këtë, Kurti tha se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt dhe se nuk e përjashton mundësinë e luftës.
“Ndonjë pjese tjetër, as një pëllëmbë të tokës tonë, të atdheut tonë, rroftë oficerët më të rinj të ushtrisë sonë, rroftë Serbia”, ka përfunduar Vuçiq.