




Ushtaraku shqiptor-amerikan Muharrem Maralusha, ka reaguar ashpër për grevën në arsim në Kosovë. Ai ka akuz uar partitë opozitare dhe SBASHK-un, se në bashkëpunim me Serbinë dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, po duan rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, përcjell Bota sot.





Sipas tij, ky plan është përgatitur dhe gatuar në Beograd, i ndihmuar nga opozita në Kosovë. Reagimi i Maralushës, në Facebook:
A është e vërtetë që partitë opozitare dhe Sindikata e Mësimdhënësve në një koalicion të përbashkët me Serbinë dhe Edi Ramën me e rrëzuar Qeverinë Legjitime të Kosovës?
Përgjigjja ime është po. Ky është një plan djallëzor i përgatitur dhe gatuar në Beograd dhe i ndihmuar me dashje apo padashje nga partitë opozitare në Kosovë. Kjo, në fjalorin e disinformacionit quhet: Përçaj dhe sundo.





E organizatat e shërbimeve sekrete serbo-sllave këtë gjë e kanë përsosur deri në pikën e fundit. Prandaj, ju partitë opozitare në Kosovë jeni duke ia plotësuar dëshirën qindravjeçare serbo-sllave. Disa, ndoshta një përqindje e madhe do të më quajnë se jam duke e mbrojtur Albinin dhe qeverinë e tij, por këta individë janë gabim. Se unë nuk jam duke e mbrojt as Albinin dhe as qeverinë e tij, por jam duke e mbrojt Kosovën nga kthnjellat (kangjat) serbe. Ia kam dhënë besën vetes se do ta mbroj Kosovën prej armiqve të jashtëm dhe të brendshëm me të njëjtën energji.