Deputetja e Guxo dhe kryetarja partisë në Prishtinë, Jeta Statovci ka thënë se deputetja Doarca Kica-Xhelili nuk ka shprehur pakënaqësi sa ishte në partinë që e themeloi Vjosa Osmani.
Për Statovcin, kalimi i Kica-Xhelilit në LDK ishte i befasishëm dhe i paparalajmëruar.
Ajo ka thënë se Kica-Xhelili ka qenë e mirëpritur në parti, si prurje e re nga Vjosa Osmani.
“Në asnjë komunikim, as në GP të VV-së, e as në grupe më të vogla nuk është shprehur ndonjë pakënaqësi. Ka dhënë disa sinjale për vetreflektim politik, mirëpo çështja e ndërrimit të grupit parlamentar nuk është përmendur asnjëherë”, ka thënë ajo në emisionin “DPT te Fidani”.
Kica-Xhelili e ka arsyetuar kalimin e saj në LDK me humbjen e qëllimeve të partisë, pas kalimit të Vjosa Osmanit në Presidencë. Ajo ka shprehur disa pakënaqësi që lidhen edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ku përkishte. /GazetaExpress