Sabri Fejzullahu sot feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vite ka mbushur

Sabri Fejzullahu feston ditëlindjen, Nera e uron me fjalët më të mira.

Sot është ditë e shënuar për këngëtarin e njohur dhe shumë të dashur nga publiku, Sabri Fejzullahun, artisti sot ka ditëlindjen dhe mbushi 79 vjet.

Me rastin e ditëlindjes, Sabriu natyrisht që do të marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.

Një urim të bukur, artisti e mori nga personi i tij i zemrës, bashkëshortja e tij, Nera.

Ajo e uroi bashkëshortin me fjalët më të mira, me ç’rast theksoi se artisti është gjysma e tij më e mirë dhe që i ka qëndruar afër në ditët më të vështira.

“Ti qe je gjysma ime me e mire ti qe mu gjende prane ne ditet me te veshtira te jetes time, ti qe kurre nuk me the “e ke gabim” ti qe pa ty nuk do kishte vlere qenia ime gezuar ditelindjen zemra iqme faleminderit qe ekziston!”, ka shkruar Nera në instagram, ku ka publikuar një imazh të bukur me këngëtarin./rtv21/