Policët kosovarë për pak kohë mund të ju vëzhgojnë edhe në këtë formë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur në takim drejtoreshën e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Tamra Greig.

Në këtë takim u diskutuan për projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera.