Shumë para për gaz dhe rrymën elektrike, kjo nuk është gjë e re për bukëpjekësit. Çmimet aktuale të energjisë për shumë sektorë po bëhen të papërballueshme.
Bukë, panine, ëmbëlsira dhe biskota – „Ne jemi një kompani klasike e zejes së bukëpjekjes dhe patiçerisë, ku shitet çfarë piqet në furrat pas banakëve”, e vlerëson Tobias Plaz sipërmarrjen e tij në Eutingen, një fshat në Jug të Gjermanisë pranë Shtutgartit. Që nga viti 1890 është themeluar kjo sipërmarrje familjare, që menaxhohet tani nga brezi i katërt. Vitin e kaluar ne e rikonstruktuam tërësisht dyqanin, përmes një vitrine të re klientët mund të shohin nga banaku se çfarë piqet në pjesën e pasme të dyqanit.