September 16, 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic i është kundërpërgjigjur ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës, pasi ky i fundit ka thënë se Serbinë nuk e presin ditë të lehta.
Vucic ka shfrytëzuar situatën energjetike në të cilën ndodhet Kosova për t’iu kundërpërgjigjur kreut të MPB-së.
Kreu i shtetit serb është përgjigjur me ironi duke thënë se “i vjen mirë që kanë ditë të lehta përpara, sidomos me ndërprerjet e energjisë elektrike”, shkruan KoSSev.
“Po funksionon shkelqyeshëm për ta me mungesa të energjisë dhe është shumë e lehtë dhe e këndshme për ta.”, ka thënë Vuçiq.