




Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas rikthimit të reduktimeve të energjisë elektrike në vend.
Përmes një postimi, Çitaku ka bërë të ditur se i është ndalur rryma, duke paralajmëruar kështu dimrin e vështirë.
Çitaku ka shpotitur edhe kryeministrin Albin Kurti për keqmenaxhimin e krizës energjetike.
“Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet“, ka shkruar ajo.