




Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se që nga fillimi i pandemisë në Kosovë nuk ka pasur proces të rregullt mësimor.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka thënë se ministrja e Arsimit po e rri e qetë, ani pse ka 318 mijë nxënës jashtë procesit mësimor.
Deputetja e LDK-së gjithashtu ka shkruar “A ka kush që Kryeministrit ja llogaritë koston e orëve të humbura të mësimit për fëmijët tonë?!”.
Postimi i plotë:





Që nga fillimi i pandemisë, 11 marsi 2020, në vendin tonë nuk ka pasur proces të rregullt mësimor. Minstrja e arsimit shkeli Kushtetutën me arsyen kishe për të siguruar ”mbarëvajtjen e arsimit” në komunën e Kamenicës. Sot, e njëjta rri e qetë, duke i pasë 318 mijë nxënës jashtë procesit mësimor.
Kryeministri tha: ”bankroton shteti nëse i ndan edhe disa miliona për arsim”.A ka kush që Kryeministrit ja llogaritë koston e orëve të humbura të mësimit për fëmijët tonë?!
Kryeministër, disa gjëra nuk kanë çmim sepse kushtojnë shumë!