Përpos reshjeve të dendura të shiut që kanë kapluar Evropën, në Itali ka pasur edhe reshje bore, që është aspak e zakontë në këtë periudhë të vitit.
Në Trentino-Alto Adige, rajon në Italinë veriore që kufizohet me Zvicrën dhe Austrinë, bora ka rënë deri në një masë, edhe pse ende nuk ka kaluar muaji shtator, njofton Klankosova.tv.
Italia njihet si vend me të reshura të mëdha të borës gjatë sezonit të dimrit, ndërkohë që edhe gjatë verës së këtij viti vendi u përball me temperatura shumë të larta.
Ndërkohë që situata është shumë problematike në disa rajone të Italisë,ku shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë problemet e para.
Deri tani numërohen të pkatën 10 humbje jetë dhe disa persona të humbur, mes tyre dhe një nënë me foshnjën e saj për të cilat nuk dihet gjë ende.
Po ashtu në shumë nga këto zona ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektike dhe ujit të pijshëm. Situata mbetet e njëjtë në dy ditët e fundit.