




Dallimi ndërmjet Qeverisë Kurti dhe atyre paraprake, është standardi i ri i politikbërjes në Kosovë.
Ka deklaruar në Info10, komentatori politik, Krenar Shala i cili shtoi se në qeverisjen e kryeministrtit, Albin Kurti nuk flitet më për vjedhje të tenderëve 50-60 milionë euro, shkruan Gazeta10.





“Besoj që prej ardhjes në krye të kësaj qeverie përpos që është arritur gjëja kryesore që besoj unë që një shoqëri do të duhej të zhvillohej, është rritja e standardit. Pra, nuk flitet më a po vjedhën 50 milionë a 60 milionë. Por, janë disa kritika partikulare pse nuk po ia rritë rrogat sot, por nesër a mesnesër. Pra, kjo është rritja e standardit. Dhe çdo qeveri që vjen pas kësaj qeverie, nuk mund të qeverisë në stilin siç kanë qeverisur më herët. Ka jashtëzakonisht shumë suksese kjo qeveri”, theksoi Shala në Info10. /Gazeta10