




Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë fjalosur para kamerave me njëri tjetrin, në një moment që është kapur nga disa kameramanë që ndodheshin në sallën e Kuvendit.
Sipas burimeve të Nacionales, përplasja ka ndodhur për shkak të mocionit të Partisë Demokratike (PDK) për grevën.
Glauk Konjufca, kryekuvendar, argumentonte se duhej të flitej për çështjen e Grevës së Përgjithshme, ndërkohë që tjetër mendim kishte kryeministri Albin Kurti.





Grimasat e z. Konjufca tregojnë mospajtimet që ai kishte në atë moment me atë që po thoshte kryeministri, e në anën tjetër, tepër i nervozuar u duk edhe Albin Kurti kur u kthye para deputetëve.
Në momentet e fjalosjes, Kurti bënte gjeste edhe me duar në drejtim të kryekuvendarit por fjalët e sakta që janë thënë gjatë këtij ndërveprimi ishte e pamundur të dëgjoheshin.