Policia e Kosovës ka zbarkuar të mërkurën mbrëma në selinë e televizionit “First Channel”, pas shfaqjes së dhunës që ndodhi nëpërmjet mes pjesëmarrësve të emisionit “It’s my Home”, raporton Paparaci.
Për këtë ngjarje që ngjalli kritika të shumta ndaj emisionit, ka reaguar pronari i këtij i televizoni, Valon Maloku.
Ai e bëri një vizitë brenda shtëpisë ku ua shpjegojë banorëve se çka ka ndodhur sot pas veprimeve të tyre. Mes tjerash, ai u shpreh se televizioni i tyre po thyen tabu.
“Mundet me pas gabime por janë të paqëllimshme. Ju kuptoj pse po ju ndodhin gjitha këto. Kërkush me zor s’ju ka shti. Për momentin, jeni pjesë e çdo shtëpie shqiptare. Dy ditët e para kem marr shumë falënderime për punën. Ndërsa, në fund ka pas shumë kritika. Nuk është mirë çka është tu ndodhë. Jo ofendim, prekje, rrite zanin sadush po jo me ofendu, bullizu, kërcënu”.
“Jo pse jeni pse jeni para kamerave por me këto përcillet nga shteti. Sot s’ka pas portal qe s’kanë shkru zi e terr për ne. Ato janë portale për klikime. Edhe nuk janë shkoq tan ditën tum bo pyetje. Gabimi jonë i vetëm është që na thyejmë tabu, na gjithmonë guxojmë me bo diçka që të tjerët nuk kanë bo”, theksoi Maloku.