Syla: Kryeministri Kurti e ka një problem, e ka kryt e fortë bung

Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit që ndodhën mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK’ut për grevën në arsim.

Syla në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se Qeveria nuk ka vullnet që të gjejë zgjidhje për grevën në arsim.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti e ka një problem, sipas tij, ai e ka ‘kryt e fortë, bum, që thotë populli’.
“Nuk po shohim vullnet të qeverisë me ja lidh kryet kësaj pune. Albini e ka një problem që dy vjet qeverisje, ja e ka kryt e fortë bung që thotë populli, ja e sheh zgjidhjen qysh don vet, ja nuk e sheh zgjidhjen qysh e shohin njerëzit nevojli.

Nuk e shohim botën në atë far këndi, në atë kornizën e vet a e ke pa qysh keqyr ai(Kurti). Ish bo edhe shef i shëndetësisë, ai një ditë ka me dalë në television si në Vietnam me dhënë lajme”, tha ai.