




Aktivisti i shoqërisë civile, Shkëlzen Gashi ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, pasi ai u vetëvendos në krye të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, i cili u themelua sot në një mbledhje të Qeverisë.
Gashi tha se kryeministri po ndërmerr veprime alternative për të mos e shkaruar ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin.
“kryeministrit i vjen keq me e shkarku ministrin e shëndetësisë, andaj i ndërmerr disa veprime alternative: – listimi i detyrave kryesore të ministrisë së shëndetësisë; – themelimi i një komisioni për impelementimin e këtyre detyrave, të cilin do ta kryesojë vetë kryeministri sepse është i vetëdijshëm që me pritë prej ministrit të shëndetësisë me i implementu këto detyra është si me pritë mjaltë prej mizave”, ka shkruar Gashi.





Prej sot, Gashi thotë se “kryeministri i Kosovës është edhe ministër i Shëndetësisë”.
“Kryeministër, urime detyra e re! të priftë e të përcjelltë e mbara!”, shkruan ai.
“p.s.themeloje nga një komision për secilën ministri dhe secilin prej këtyre komisioneve drejtoje vetë”, shton Gashi.