Më në fund janë pranuar të gjitha kushtet dhe do të ketë një duel të zjarrtë për titullin e kampionit të botës.
Muaji dhjetor njihet si muaj i festave dhe festë do të ketë edhe në sportin e boksit ku do të jetë një duel i jashtëzakonshëm mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas.
Pas shumë negociatave më në fund është arritur marrëveshja dhe Anthony Joshua ka pranuar kushtet për tu përballur me Furyn.
Përfaqësuesit e boksierit britanik, Anthony Joshua, kanë konfirmuar se dy herë kampioni i peshave të rënda ka rënë dakord që përballja me Tyson Furyn të zhvillohet më 3 dhjetor.
Tyson Fury i dha Joshuas kohë të vendos nëse do të pranojë datën 26 nëntor për tu përballur në Wembley, ose datën 3 dhjetor në stadiumin ‘Principality’ në Cardiff të Uellsit.
“Mund të konfirmojmë, në emër të Anthony Joshuas se i pranuam të gjitha kushtet e paraqitura nga ekipi i Fury-t për një përballje më 3 dhjetor të premten e kaluar,” postoi 258 MGT në Twitter, të martën në mëngjes.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigja nga promotori i Tyson Furyt, Frank Warren.
“Kontrata do të jetv gati shumë shpejtë për ju”, shkroi Warren. /Telegrafi/