Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për vendimet e marra në mbledhjen e sotme të qeverisë, duke thënë se këto vendime kanë qenë për drejtësi, zhvillim dhe siguri publike.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkuar se mbledhja është hapur me aprovimin e projektligjit për Institutin e Kr. imeve të Kryera Gjatë Lu. ftës në Kosovë.
“Për drejtësi, zhvillim dhe siguri publike, në mbledhjen e 96-të miratuam 28 vendime, prej tyre 12 projektligje. Mbledhjen e hapëm me aprovimin e projektligjit për Institutin e Kr. imeve të Kryera Gjatë Lu. ftës në Kosovë. Kr. imet e kryera dhe dëmet e shkaktuara gjatë lu. ftës duhen adresuar. Mbi të vërtetën, do të ndërtojmë mekanizma dhe institucione për ballafaqimin me të kaluarën. Fusha e drejtësisë është një nga prioritetet tona. Andaj, miratuam projektligjin për Prokurorinë Speciale dhe Prokurorin e Shtetit, si hapa kyç në drejtim të përmbylljes së reformave të sistemit tonë prokurorial”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Për drejtësi, zhvillim dhe siguri publike, në mbledhjen e 96-të miratuam 28 vendime, prej tyre 12 projektligje
Mbledhjen e hapëm me aprovimin e projektligjit për Institutin e Kr. imeve të Kryera Gjatë Lu. ftës në Kosovë. Kr. imet e kryera dhe dëmet e shkaktuara gjatë lu. ftës duhen adresuar. Mbi të vërtetën, do të ndërtojmë mekanizma dhe institucione për ballafaqimin me të kaluarën.
Fusha e drejtësisë është një nga prioritetet tona. Andaj, miratuam projektligjin për Prokurorinë Speciale dhe Prokurorin e Shtetit, si hapa kyç në drejtim të përmbylljes së reformave të sistemit tonë prokurorial.
I hapëm udhë themelimit të Agjencisë për Siguri Kibernetike dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Miratuam masat për kursim të energjisë elektrike në institucione dhe ndërmarrje publike.
Themeluam Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, për zbatimin e masave urgjente që do të sigurojnë funksionim normal të sistemit shëndetësor dhe do t’i hapin rrugë reformës në shëndetësi.
Për pagesën e specializantëve për periudhën shtator-dhjetor 2022, ndamë 2.61 milion euro.
18 milionë euro, për ringjalljen e fshatit përmes bujqësisë dhe agro-turizimit.
2 milion euro për inicimin e ndërtimit të ndërtesës së Teatrit, Operas dhe Baletit, si dhe realizimin e ndërhyrjeve në katër asete të trashëgimisë kulturore.
Me miratimin e projektligjit për programin IPA 2021, dhe më pas të ratifikimit të tij në Kuvend, Kosova do të përfitojë 63.96 milionë euro.
I dërguam Kuvendit për ratifikim Marrëveshjen e Bashkëfinancimit për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit – ITP Prizren. Kontributi financiar nga Qeveria jonë është 8 milion euro, ndërsa nga ajo gjermane 5 milion euro.
Themeluam Autoritetin Qeveritar për Migrim dhe Komisionin për Ankesa për të Huajt.
Me Projektligjin e miratuar për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve synohet sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe parandalimi i konkurrencës jo të drejtë.
Për të lehtësuar qarkullimin rrugor dhe procedurat për njohjen reciproke të patentë shoferëve, miratuam Nismën për lidhjen e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Hungarisë për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
Shfuqizuam vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe ri eksportit të produkteve themelore agro-ushqimore, bazuar në vlerësimin se ka përmirësim të situatës në tregun e vendor.
Miratuam Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027 dhe Planin e Veprimit 2022-2024.
Me qëllim të pjesëmarrjes së Kosovës në programet Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit dhe atë te doganave miratuam dy projektligje.
Miratuam nismën për lidhjen e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në “Programin e Evropës Digjitale për periudhën 2021-2027”. Marrëveshja ka për qëllim avancimin e vendit përmes granteve strategjike të BE-së.