




Interi fitoi ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League. Rezultati 2-0 në transfertën çeke me Viktoria Plzen solli tri pikët e para në llogarinë e zikaltërve.
Në minutën e 83-të të kësaj ndeshjeje, të luajtur dje, në fushë u inkuadrua edhe mesfushori ynë i kombëtares, Kristjan Asllani. Ishte debutimi i tij në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klubet, në moshën 20-vje֛are.





Një moment për t’u mbajtur mend gjithmonë nga shqiptari i Interit. Për ta bërë edhe më pikant këtë debutim mendoi një shqiptar tjetër, pjesë e kësaj sfide, por duke bërë drejtësi si gjyqtar anësor.
Fjala është për Bekim Zogajn, në rolin e anësorit të Viktoria Plzen-Inter. Ai ka lindur dhe është rritur në Deçan të Kosovës, pastaj është zhvendosur në Zvicër, ku ka ushtruar prej disa vitesh profesionin e gjyqtarit të futbollit.
Duke pasur stemën e FIFA-s, ai ka gjykuar shumë ndeshje të rëndësishme, edhe në kompeticionet europiane. Fati e solli që mbrëmë të asistonte Kristjan Asllanin në momentin e zëvendësimit, hyrjes së tij në fushë, në minutën e 84-t.





Duke folur për “GazetaBlic Sport”, Zogaj ka zbuluar bisedën që zhvilloi aty për aty, në momentin e zëvendësimit, me lojtarin e Interit dhe të kombëtares shqiptare:
“Hej shqipe, i thashë, të dëshiroj lojë të mirë! Ai u kthye nag unë dhe më pyeti: shqiptar je? Nga je, nga Shqipëria? I thashë se jam nga Deçani i Kosovës, por shqiptarë jemi, të dy flasim shqip”.