Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar pas takimit që sot është zhvilluar ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryesindikalistiti Rrahman Jashari.
Ishte Kurti që gjatë nëj konference për media tha se Jashari i ka kërkuar si ‘vëllaut’ që ta ndihmojë në kërkesën e tyre dhe kështu të ndalet greva e të fillojë mësimi.
Por Kurti shtoi se tash ai është kryeministër i Kosovës dhe si vëllait mund t’i ndihmojë privatisht por jo nga pozita që ka.
E pas kësaj Lajçi thotë se nuk ka ‘hajt si vëllau na jep do pare’, pasi rriten kërkesat edhe prej tjerëve duke kërkuar nga Kurti që t’iu ndihmojë.
Postimi i plotë:
Shtegun e lamës po don me thye Rrahmani me Rrahimat!
S’e di sa asht i vërtetë në fjalët që i thotë, ky i bekuemi, të cilit ia kanë vargisë nji turli emnash n’zinxhirin e qafës, por unë po i them Bin, se hala vazhdoj ta dua aktorin Mr Bean, por fjalët e fundit me Rrahmanin: “Hajt ndihmom si vëlla ta kryejmë ket punë”, (kështu disi mu duk se tha), ma ktheu n’mbamendje nbisedën që e pata me Dr.Rugovën, kur m’çoi Teki Dervishi me ftua në premierën e dramës se tij “Ku asht populli”!
Edhe unë i pata thanë: Hajt vëllau jem, hajde se na bahet qejfi!
Nisoj, siç i paska thanë Albini Rrahmanit!
“S’ka hajt vëlla kur t’jeshë pushtet, se Presidenti e Kryeministri s’janë ma as vëlla as motër, por janë pushtet e pushteti asht i popullit”, me pat thanë edhe mua Rugova, Presidenti që s’vdes kurrë!
Nëse kështu t’ka thanë dhe nëse kështu iu ke përgjigjë, atëherë përnjimend kam me të dashtë, edhe pse nganjiherë po me ban mu luhatë!
S’ka hajt vëlla na i jep do pare neve, se edhe na pensionistët shkojmë nesër e i themi: Hajt vëlla, na i jep edhe neve do pare. Shkojnë edhe të tjerët, se shtegun e lamës e theu Rahmani me Rrahimat!