




Donika Gërvalla ka folur për herë të parë prej që partia “Guxo” ka vendosur të udhëhiqet nga dy kryetarë.
Gërvalla ka treguar edhe arsyen pse është vendosur që ministri i Bujqësisë, Faton Peci të jetë kryetari dhe jo dikush tjetër.





“Z.Peci gjatë aktiviteteve të partisë e kam identifikuar si një person i cili ka qasje shumë të mirë ndaj aktivistëve. Nga natyra jemi të ndryshëm. Unë jam më energjike, më me temperament. Z.Peci është ana e ulët e medaljes dhe është një njeri i cili ka një aftësi të jashtëzakonshme afruese. Duhet të ndodhin shumë gjëra para se Peci të bëhet energjik”, tha Gërvalla në Klankosova, përcjell Periskopi.