




Re në gjumë si radikal e u zgjove si Zoran Gjingjiçi i ri, i tha deputeti demokrat, Srxhan Millivojeviç, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në seancën e jashtëzakonshem parlamentare ky ku i fundit po raporton për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Portali Realiteti.
“U dehe nga lumturia kur u v. ra Zoran Gjingjiç”, i tha Millivojeviç presidentit serb.
Deputeti demokrat madje pretendoi se politikat e Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës “janë përgjegjëse se pse nuk ka më serbë Prizren, Ferizaj dhe Pejë”.





“Nuk do të reduktohetj në gabim statistik. Ti re në gjumë si radikal, u gjove me qëllimin të jesh Zoran Gjingjiç. Kjo është njëra çfarë the kur u dehe nga lumturia kur ai u v. ra”, tha ai.
Kosovën e quajti “të suksesshme”, siç tha ai, “vetëm falë politikave të Vuçiçit”.
“Një njeri jetonte në Kosovë dhe emri i tij ishte Oliver Ivanoviç. Ai u v. ra. Dikush në këtë ndërtesë ka thënë se e di kush e ka vr. arë dhe se do të dihen shpejtë”, tha mes tjerash ai, derisa iu drejta Listës Serbe me “mos më ofendoni, këtu nuk jeni në jaht të Behxhet Pacollit”.